Sport

Barça dështoi ta transferonte Rodrigon në ditën e fundit të afatit kalimtar

Barcelona dështpo ta transferonte sulmuesin e Leeds Unitedi, Rodrigo, në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës, shkruan The Athletic.

Drejtuesit e Barçës u munduan ta transferonin Rodrigon pas lëndimit të Sergio Agueros dhe largimeve të Lionel Messit dhe Antoine Griezmannit, por nuk ia dolën.

Rodrigo mbeti te Leedsi, të paktën deri në afatin e janarit, ku Barcelona mund të tentojë sërish.

Ai ka kontratë me klubin anglez deri në vitin 2024.