Me rezultatin 1:1 ka përfunduar ndeshja në mes të Sevillas dhe Salzburgut, që i takoi grupit G të Ligës së Kampionëve.
Sfida u vendos në pjesën e parë, kur u dhanë plot katër penallti. Karim Adeyemi humbi penalltinë e parë për Salzburgun në minutën e 13-të.
Luka Suçiq shënoi po nga penalltia në minutën e 21-të për epërsinë 1:0 të kampionit austriak. I njëjti lojtar dështoi nga pika e bardhë në minutën e 37-të. Po nga penalltia ekipi spanjoll, Sevilla, barazoi shifrat në 1:1 në minutën e 42-të. Ivan Rakitiq nuk gaboi. Në minutën e 50-të Sevilla mbeti me një lojtar më pak në fushë. Yussef En-Nesyri u përjashtua pas kartonit të dytë të verdhë. Por gola të tjerë nuk pati. Ndeshja tjetër e grupit G mes Lille dhe Wolfsburgut luhet prej orës 21:00.
-
14 shtator 2021 22:45
-
Shpërndaje në: