Sport

Juventusi kërkon portier

Juventusi është në kërkim të një portieri të ri. Mediat italiane kanë bërë të ditur se trajneri Maxi Allegri nuk është i kënaqur me paraqitjet e portierit aktual Wojciech Szczesny.

Portieri polak është kritikuar në sezonin e ri në Serie A, pas disa lëshimeve në ndeshjet e fundit.

Pasiguria e portierit Szczesny ka bërë që drejtuesit te klubit të tentojnë të sjellin një portier që do të rivalizonte Szczesnyn.

Thuhet se në ndeshjen e radhës në kampionat trajneri Allegri mund të startojë me portierin e dytë Mattia Perini.