Sport

Lewandowski dhe Gnabry në dyshim ndaj Barcelonës

Robert Lewandowski dhe Serge Gnabry janë në dyshim për ndeshjen ndaj Barcelonës që Bayern Munichu e luan në Champions League.

Të dy lojtarët u zëvendësuan të shtunën në fitoren 4:1 ndaj Leipzigut.

Sulmuesi Lewandowski u zëvendësua në minutën e 59-të ndërsa Gnabry në pjesën e parë.

Mbetet që në ditët në vijim të konfirmohet se për çfarë lëndimesh bëhet fjalë.

Ndeshja Barcelona – Bayern Munich luhet të martën nga ora 21:00