Sport

Pak minuta për Behramin në fitoren e Genoas

Valon Behrami është inkuadruar në minutën e 84-t te Genoa që fitoi të dielën në udhëtim ndaj Cagliarit me rezultatin 3:2. Kjo ndeshje i ka takuar xhiros së tretë të elitës së futbollit italian, Serie A.

Ndërkohë, Rey Manaj ishte në stol te Spezia që pësoi disfatë 1:0 në shtëpi nga Udinese.