Sport

Ramosit i shtyhet debutimi me PSG-në

Descriptive Text

Sergio Ramos nuk do të jetë i gatshëm ta ndihmojë ekipin e tij Paris Saint-Germain.

Mbrojtësi spanjoll nuk ka bërë ende debutimin me ekipin francez.

Ramos është duke u rikuperuar nga një dëmtim i kofshës së majtë që e pësoi në fund të muajit korrik.

Trajneri i skuadrës së PSG-së, Mauricio Pochettino, ka bërë të ditur se Ramosi do të mungojë edhe në ndeshjen e Champions Leagues ndaj Brugges.

“Ai do të mungojë edhe në ndeshjen ndaj Bruges në Ligën e Kampionëve. Jam i sigurt se ai do të jetë mirë dhe së shpejti në dispozicion të ekipit për të luajtur”, deklaroi Pochettino.

Ramos u transferua te PSG-ja gjatë kësaj vere nga Real Madridi si futbollist i lirë.