Sport

Gjokoviq e Sakkari arrijnë në gjysmëfinale të “US Open”

Descriptive Text

Tenisti serb Novak Gjokoviq dhe ajo greke Maria Sakkari kanë arritur në gjysmëfinale të turneut Grand Slam “US Open”.

Gjokoviq në çerekfinale ka mposhtur italianin Matteo Berettini me 3:1 në sete (5:7, 6:2, 6:2 dhe 6:3).

Ai në gjysmëfinale do të përballet me gjermanin Alexander Zverev. Ndërkohë në gjysmëfinalen tjetër do të përballen rusi Daniil Medvedev me kanadezin Felix Auger Aliassime.

Në konkurrencë të grave Maria Sakkari do të përballet me britaniken Emma Raducanu. Sakkari nw çerekfinale mposhti çeken Karolina Pliskova me 2:0 nw sete (6:4, 6:4).

Ndërkohë në gjysmëfinalen tjetër kanadezja Leylah Annie Fernandez do të takohet me bjellorusen Aryna Sabalenka.