Sport

Ligue 1 shqipton dënimet për përleshjen në ndeshjen Nice – Marseille

Nices ka marrë dënim me heqjen e dy pikëve, një prej të cilave është me kusht, dhe duhet të luhet sërish ndeshja e Ligues 1 me Marseillen, pasi trazirat e tifozëve çuan që ndeshja e 22 gusëhtit të ndërpritet, raporton BBC.

Futbolisti i Marseilles, Dimitri Payet, ishte goditur nga një shishe dhe më pas ai e hodhi shishen te tifozët, duke bërë që tifozët të futen brenda në fushë.

Payet, bashkëlojtari i tij Alvaro Gonzalez dhe fizioterapeuti i Marseilles, Pablo Fernandez, të gjithë janë dënuar për rolin e tyre në ngjarjen e shëmtuar.

Ndeshja do të luhet me dyer të mbyllura dhe në një fushë neutrale.

Si dënim Nice po ashtu do të luajë tri ndeshje pa shikues.

Disiplinori i Ligue 1 të Francës ka marrë vendimet të mërkurën mbrëma, ndërsa Payet është suspenduar për një ndeshje. Gonzalez ka marrë suspendim për dy ndeshje, dhe fizioterapeuti i Marseilles, Fernandez ësahtë suspenduar për nëntë muaj, dënim që është i vlefshëm deri 30 qershor 2022. Fernandez kishte grushtuar një tifoz.

Në ndeshjen më 22 gusht në “Allianz Riviera” të Nices ishin prezent rreth 32 mijë tifozë.

Nice ishte duke kryesuar me rezultatin 1:0, para se ndeshja të ndërpritej në minutën e 75-të.

Pas një vonese të gjatë, lojtarëat e Nices dolën në fushë, por ata të Marseilles jo.

Autoritetet në Francë kishin arrestuar një person për këtë ngjarje.