Sport

Enrique nuk merret me politikë, federata spanjolle po

Descriptive Text

Selektori i Spanjës, Luis Enrique ka përsëritur pas ndeshjes me Kosovën se nuk merret me politikë. Ai ka kërkuar të pyetet vetëm për futboll, jo për anën politike të sfidës.

Por është federata spanjolle dhe mediumet publike spanjolle që vazhdojnë t’i japin ngjyrë politike ndeshjes.

Në sajtin zyrtar të Federatës së Futbollit të Spanjës askund nuk është përmendur që Spanja ka luajtur me përfaqësuesen e Kosovës.

Në shkrimin e fundit të publikuar është paraqitur tabela e grupit B. Dhe aty është shkruar seleksioni kosovar në vend të Kosova. Edhe në një shkrim tjetër është shkruar “seleksioni kosovar”.

Madje edhe deklaratën e Enriques, federata spanjolle e ka paraqitur me “seleksioni kosovar”, ndonëse ai nuk kishte telashe për ta përmendur Kosovën vazhdimisht.

Në raportin e ndeshjes, federata spanjolle vetëm në një vend e ka përmendur “kosovarët”, ndërsa nuk e ka shkruar fare se me kë ka luajtur Kosova.

“Triumfi i ekipit nacional në Prishtinë së bashku me dështimin e Suedisë e lë dy fitore larg kualifikimin direkt në Botëror”, ka shkruar Federata spanjolle, pa e cekur se me kë luajti Spanja.

Spanja nuk e njeh shtetin e Kosovës, por në futboll dhe në sportet tjera detyrohet ta respektojë.

Image