Sport

Komentatori spanjoll del qesharak, nuk e përmend Kosovën

Ka pasur shumë postime në Twitter për mënyrën se si komentatori i televizionit spanjoll i është referuar Kosovës në ndeshjen ndaj Spanjës. Televizioni publik spanjoll e paraqet përfaqësuesen e Kosovës si “Federata e Futbollit e Kosovës”.

Dhe komentatori ka qenë në hall për të shmangur përmendjen e Kosovës. Kjo ka ngjallë reagime të shumta në Twitter. Ka pasur shkrime edhe në mediat spanjolle për mënyrën se si komentatori i TVE ka tentuar të shmang termin “Kosova”. “Këta lojtarët në të kaltër”, “rivalët e Spanjës”, “rivalët tanë sonte”, “ekipi lokal”, “kundërshtari ynë”, janë prej termeve që i ka përdorur komentatori spanjoll. “Çfarë cirku nga TVE. Këta njerëz në të kaltër. Kjo për të mos përmendur Kosovën”, ka qenë një prej shkrimeve në Twitter.