Sport

Faziji thotë se Kosova luajti mirë

Descriptive Text

Qendërmbrojtësi Betim Fazliji insistoi se Kosova luajti mirë përballë Spanjës favorite në duelin e luajtur në stadiumin “Fadil Vokrri”. Kosova u mposht 2:0 në këtë takim, por Fazliji insistoi se “Dardanët” mund të krenohen me atë që treguan në fushë. “Nuk ishte aspak një ndeshje e lehtë sepse përballë kishim një skuadër shumë të madhe të fortë. Ne patëm raste të mira dhe luajtëm mirë, por Spanja ka shumë cilësi dhe kjo u vërtetua edhe në këtë ndeshje”, ka thënë Fazliji. “Për mua, ky ishte muaji më i mirë te Kosova sepse u inkuadrova në lojë kundër Greqisë, ndërsa ndaj Spanjës luajta gjatë tërë ndeshjes. Shpresoj që edhe në ndeshjet tjera të luaj dhe të përmirësohem edhe më shumë”.

Fazliji, gjithashtu shtoi se është i bindur që Kosova mund të përfundoj në pozitën e tretë në grup. “Në ndeshjet e ardhshme do të luajmë vetëm për fitore”.