Sport

Fornals thotë se Spanja vuajti shumë ndaj Kosovës

Sulmuesi i krahut, Pablo Fornals pranoi se Spanja ka vuajtur shumë në fitoren ndaj Kosovës në ndeshjen e luajtur në Prishtinë. Ai shtoi se pikët e fituara ndaj Kosovës, janë shumë të rëndësishme për Spanjën që mbetet në krye të Grupit B.

“Ishte një ndeshje e fortë dhe shumë e vështirë. Kundërshtari në bëri të vuajmë shumë dhe nuk ishte lehtë të fitojmë. Megjithatë, arritëm të fitojmë dhe të marrim tri pikë të rëndësishme. Kundërshtari luajti shumë mirë, sulmoi shumë dhe për fat të keq nuk arriti të shënoj. Më vjen mirë që shënova golin e parë me Spanjën dhe jam i lumtur me Kosovën”, u shpreh Fornals.