Sport

Rrahmanit i vjen keq që Kosova nuk i shfrytëzoi rastet

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani ka thënë se Kosova nuk i shfrytëzoi rastet ideale që i pati përballë Spanjës dhe për këtë arsye humbi me rezultatin 2:0. Rrahmani ka shtuar se Spanja shënoi nga dy gjysmëraste, ndërsa Kosova i lëshoi disa raste të pastërta shënimi, që nuk mund të vijnë në një ndeshje të tillë.

“Në këtë ndeshje ishim shumë të koncentruar sepse dihet që Spanja është një ekip që mbanë shumë topin dhe të bën presion të madh. Spanja shënoi nga gjysmëraste kurse ne nuk shfrytëzuam rastet tona ideale që i patëm. Megjithatë, patëm një paraqitje të mirë por që nuk arritëm të shënonim dhe më vjen keq për këtë. Rastet që i kishim janë të rralla në ndeshje të tilla. Nuk kam parë ndeshje si kjo që mos të shënoj gol ekipi që i ka 3-4 raste me portier”, është shprehur Rrahmani.