Sport

Belgjika avancon me golin e Praetit

Descriptive Text

Përfaqësuesja e Belgjikës e ka mbyllur në avantazh pjesën e parë kundër Bjellorusisë, ndeshje kjo që i takon Grupit E kualifikues për Kampionatin Botëror “Katari 2022”.

Ishte mesfushori Dennis Praet, ai që zhbllokoi rezultatin në minutën e 33-të.

Në fakt, Belgjika shënoi edhe një herë në pjesëlojën e parë, por goli i sulmuesit Mitchy Batshuayi (31’) u anulua për pozitë jashtë loje pas rishikimit me VAR.