Sport

Tenis, britanikja Raducanu arrin në gjysmëfinale të “US Open”

Tenistja britanike Emma Raducanu ka arritur në gjysmëfinale të turneut Grand Slam “US Open”.

Raducanu të mërkurën në çerekfinale e mposhti me 2:0 në sete (6:3, 6:4), tenisten zvicerane Belinda Bençiq.

Me fitoren 18-vjeçarja do të ngrihet në Top 50 të renditjes botërore dhe do të bëhet tenistja më së larti e ranguar nga Britania e madhe.

Raducanu do të luajë në gjysmëfinale me fituesen e përballjes mes çekes Karolina Pliskova dhe grekes Maria Sakkari.