Sport

Queiroz seleksionues i Egjiptit

Carlos Queiroz është emëruar seleksionues i ri i përfaqësueses së Egjiptit në futboll.

Lajmi është bëre i ditur në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Egjiptit.

Trajneri portugez në postin e seleksionuesit e ka zëvendësuar Hossam El-Badryn, që u shkarkua të hënën në mungesë të rezultateve pozitive. Së fundi ishte seleksionues te Kolumbia, ndërsa ka udhëhequr edhe Iranin e Portugalinë. Ka qenë edhe asistent në Manchester United dhe trajner i parë i Real Madridit.