Sport

Rice në radarin e Manchester Unitedit

Declan Rice është objektivi kryesor gjatë verës së vitit të ardhshëm nga skuadra e Manchester Unitedit, raporton “Manchester Evening News”.

Futbollisti anglez ishte në radarin e “Djajve të Kuq” edhe gjatë këtij afati kalimtar të verës, por qëndrimi i Paul Pogbas ka prishur planet për këtë verë.

Reprezentuesi i Anglisë me West Ham United ka kontratë deri në qershor të vitit 2024.