Sport

Shala i mungon Kosovës ndaj Spanjës, shkon në Turqi te klubi i ri

Herolind Shala nuk do të jetë pjesë e Kosovës për ndeshjen ndaj Spanjës që luhet të sonte prej orës 20:45 në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Katari 2022”.

Ai është larguar nga kampi i përfaqësueses për t’u prezantuar të mërkurën te klubi turk, Erzurumspo, që garon në Kategorinë e Dytë të Turqisë.

Me Erzurumsporin ka nënshkruar kontratë për dy vjet me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër. Tek Erzurumspori u transferua nga Staebeku.

Shala ka qenë i grumbulluar me Kosovën për tri ndeshjet e këtij muaji që janë të vlefshme për kualifikimet e Botërorit “Katari 2023”.

Ai në dy ndeshjet e para, kundër Gjeorgjisë dhe Greqisë nuk luajti asnjë minutë. Shala do të mungojë në ndeshjen ndaj Spanjës.