Sport

Shala te Erzurumspori i kategorisë së dytë të Turqisë

Herolind Shala është transferuar te skuadra turke Erzurumsporit, që garon në Ligën e Parë të Turqisë, njofton klubi turk dhe ai i Stabaekut të Norvegjisë.

Te klubi norvegjez kanë thënë se Shala nuk i ka përmbushur pritjet. 29-vjeçari me Sabaekun kishte kontratë për një vit, ndërsa nuk raportohet për kohëzgjatjen e marrëveshjes me klubin turk.

Shala është grumbullar me Kosovën për tri ndeshjet e këtij muaji që janë të vlefshme për kualifikimet e Botërorit “Katari 2023”.

Ai në dy ndeshjet e para, kundër Gjeorgjisë dhe Greqisë nuk luajti asnjë minutë. Nga ora 20:45, “Dardanët” sot e luajnë ndeshjen kundër Spanjës.