Sport

Liverpooli ofron 90 milionë euro për Bellinghamin

Descriptive Text

Skuadra e Liverpoolit po synon transferimin e mesfushorit anglez Jude Bellingham në fund të këtij edicioni.

Mediumet angleze kanë raportuar të enjten se Liverpooli është i gatshëm të paguajë 90 milionë euro dëmshpërblim për të siguruar shërbimet e 18-vjeçarit, i cili pëlqehet shumë nga trajneri Juergen Klopp.

Bellingham është pjesë e Borussia Dortmundit, ekip të cilit iu bashkua vitin e shkuar për 23 milionë euro dhe ka kontratë deri në vitin 2025.

Këtë sezon, Bellingham ka shënuar një gol dhe ka bërë tri asistime në pesë paraqitje në të gjitha garat me Dortmundin. Ai gjithashtu, ka edhe tetë ndeshje të luajtura me Përfaqësuesen e Anglisë.