Sport

Në ndeshjen kualifikuese jepet penallti pas 4 sekondave lojë

Tanzania e ka fituar njërën prej penalltive më të shpejta në historinë e futbollit, kur Simon Msuva u faulua pas vetëm katër sekondave lojë kundër Madagasgarit.

Falë penalltisë së shënuar, Tanzania ka shënuar fitore 3:2 në kualifikimet e Afrikës për Kampionatin Botëror “Katari 2022”.

Penalltia e Tanzanisë mund të jetë më e shpejtë e dhënë në të gjitha kohërat, ndonëse kjo ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Në vitin 2014, Malit të Zi iu dha një penallti pas 10 sekondash loj në një miqësore kundër Ganës.