Sport

Brozoviq refuzon kontratën e re

Descriptive Text

Marcelo Brozoviq mund të largohet nga Interi. Mesfushori kroat nuk ka pranuar vazhdimin e kontratës me klubin zikaltër.

Mediat italiane kanë raportuar të hënën se mesfushori po kërkon pagë prej 6.5 milionë eurosh në sezon për të mbetur pjesë e klubit.

Kontrata aktuale e 28-vjeçarit skadon në vitin 2022. Krerët e klubit italian thuhet se i kanë ofruar pagë prej 5 milionë eurosh në sezon, e cila ofertë është refuzuar nga kroati.

Brozoviq është pjesë e Interit që nga viti 2015 kur u transferua nga Dinamo Zagrebi.