Sport

Insigne vendos për të ardhmen

Descriptive Text

Lorenzo Insigne ka vendosur të mbetet te Napoli. Sipas “Gazzetta dello Sport”, bisedimet në mes drejtuesve të Napolit dhe futbollistit janë drejt finalizimit.

Kontrata aktuale e Insignes skadon në vitin 2022. Por, klubi napolitan thuhet se ka gjetur marrëveshjen për vazhdimin e kontratës edhe për dy vite të tjera.

Insigne këtë sezon në Serie A, në dy ndeshje ka shënuar një gol

30-vjeçari është pjesë e klubit që nga viti 2012 kur u transferua nga Pescara.