Sport

Valtteri Bottas nënshkruan me Alfa Romeon

Valtteri Bottas ka nënshkruar një marrëveshje shumëvjeçare për t'u bashkuar me Alfa Romeo në Formula 1 nga sezoni i ardhshëm, duke i hapur rrugën 23-vjeçarit George Russell për t’u bërë partner i Lewis Hamiltonit në Mercedes.

Bottas, 32 vjeç, është nëntë herë fitues i Çmimeve të Mëdha, por shefi i Mercedesit, Toto Wolff ka vendosur ta ketë si pilot të dytë Russellin nga viti 2022.

Me tërheqjen e Kimi Raikkonen, u sigurua vendi për Bottas te Alfa Romeo.

Se Bottas do të largohej nga Mercedesi u konfirmua indirekt edhe dje në Çmimin e Madh të Holandës, kur nuk iu bind urdhrave të skuadrës për t’ia lënë xhiron më të shpejtë shokut të skuadrës së tij, Lewis Hamilton.