Sport

Chelsea interesohet për Sanen

Descriptive Text

Sulmuesi i krahut, Leroy Sane mund të kthehet në Premier League gjatë afatit kalimtar të janarit.

Mediumet britanike kanë raportuar të hënën se interesim për shërbimet e tij, ka shfaqur skuadra e Chelseat.

Sane pëlqehet nga trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel që po insiston në transferimin e tij.

Sane vitin e kaluar iu bashkua Bayernit nga Manchester City dhe ka kontratë me Bavarezët deri në vitin 2025.

Për kartonin e gjermanit, Chelsea mund të ofrojë në shkëmbim lojtarët si Callum Hudson-Odoi, Hakim Ziyech apo Christian Pulishiq, të cilët pëlqehen nga Bayerni.

Interesim për Sanen, kanë treguar edhe Tottenhami e Arsenali.