Sport

Pas Riberyt, Salernitana synon edhe Luizin

Franck Ribery do të jetë përforcimi i madh i Salernitanas, ekip i kthyer këtë edicion në Serie A.

Mediumet italiane kanë raportuar se Ribery tashmë i është bashkuar ekipit dhe do të prezantohet gjatë ditës së hënë.

Ribery pas kontrollimeve mjekësore, do të firmos kontratë njëvjeçare me mundësi edhe për një vit tjetër. Ai te Salernitana do të transferohet si futbollist i lirë, pasi i skadoi kontrata me Fiorentinën në fund të sezonit të shkuar.

E krahas Riberyt, Salernitana po punon edhe në transferimin e mbrojtësit brazilian David Luiz. Edhe Luiz është lojtar i lirë, pasi është larguar nga Arsenali. Në dy ndeshjet e para të këtij sezoni, Salernitana ka regjistruar dy humbje.