Sport

Polonia me fitore të thellë ndaj San Marinos

Polonia ka vazhduar me fitore në ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botëror 2022.

Polakët kanë mposhtur në udhëtim San Marinon me rezultat të thellë, 7:1.

Futbollistët e Polonisë në pjesën e parë e përfunduan çështjen e fituesit duke shënuar katër gola.

Serinë e golave e hapi Robert Lewandowski në minutën e pestë. 11 minuta më vonë Karol Swiderski dyfishoi epërsinë. Sulmuesi i Bayern Munchiut, Lewandowski shënoi golin e dytë personal dhe të tretin në ndeshje.

Në fund të pjesës së parë Karol Linetty shënoi për 4:0.

Në pjesën e dytë u shënuan edhe tre gola të tjerë nga polakët.

Fillimisht vendasit shënuan me Nicola Nanni për rezultati 4:1. Ndërsa Polonia shënoi tre gola përmes Adam Buksa për 7:1.

https://www.koha.net/sport/287103/shqiperia-publikon-formacionin-dy-debutues-kunder-hungarise/