Sport

Holanda fiton thellë ndaj Malit të Zi

Descriptive Text

Holanda ka fituar thellë në ndeshjen ndaj Malit të Zi, e vlefshme për Grupin G në eliminatoret për Botërorin “Katari 2022”.

Memphis Depay shkëlqeu me dy gola, ndërsa nga një tjetër e shënuan Wijnaldum e Gakpo për fitoren 4:0.

Nga 5 ndeshje, Holanda ka 10 pikë në këtë grup. Ajo është e dyta, me një pikë më pak se Turqia që prin. Mali i Zi ka shtatë pikë në pozitën e katërt.