Sport

Greqia stërvitet në “Fadil Vokrri” para ndeshjes së nesërme

Futbollistët e Greqisë kanë kryer stërvitjen e parë dhe të fundit përpara ndeshjes të së dielës kundër Kosovës në ''Fadil Vokrri'', e vlefshme për kualifikimet e Botërorit 2022 në kuadër të Grupit B.

Grekët vijnë në këtë sfidë pas miqësores së humbur kundër Zvicrës 2:1, teksa Kosova është më e motivuar se kurrë pas fitores në Gjeorgji.

Greqia mban vendin e katërt me dy pikë në po aq ndeshje në grup, teksa Kosova në vendin e tretë ka tre pikë e tre ndeshje të zhvilluara. Suedia është lidere e grupit me nëntë pikë, ndjekur nga Spanjë me shtatë sosh. Gjeorgjia është e fundit me një pikë.