Sport

Gosensi lëndohet rëndë

Mbrojtësi i krahut të majtë i Gjermanisë, Robin Gosens, është lënduar rëndë në fundin e ndeshjes përballë Lihtenshtajnit.

Lajmi është konfirmuar nga vetë Federata e Futbollit të Gjermanisë.

Ai u dëmtua në nyjën e këmbës së majtë në fitoren e ndeshjes kualifikuese të Botërorit të vitit të ardhshëm të enjten mbrëma. Gjermania fitoi 2:0.

Por, gjermanët nuk kanë bërë të ditur nëse futbollisti i Atalantas do të luajë të dielën në Stuttgart kundër lideres, Armenisë dhe tre ditë më vonë në Reykjavik kundër Islandës.

27-vjeçari e lëshoi fushën në fundin e ndeshjes.

“Ai kishte shumë dhimbje. Iu kthye nyja dhe ra në tokë me gjithë peshën”, ka thënë Hansi Flick pas ndeshjes debutuese në krye të përfaqësueses gjermane.