Sport

Real Madridi i jep ultimatum Hazardit

Descriptive Text

Real Madridi pret që në sezonin e ri ylli Eden Hazard të shfaqë potencialin e tij për të ndihmuar klubin të fitojë trofe.

Sipas të përditshmes spanjolle, “AS”, drejtuesit e klubit spanjoll po shpresojnë se sulmuesi belg do të shkëlqejë në sezonin e ri.

Hazardi që prej transferimit nga Chelsea nuk ka arritur të lërë gjurmë te “Mbretërit” duke pasur lëndime të shpeshta.

Mirëpo krerët e klubit spanjoll thuhet se do të shohin performancat e belgut këtë sezon para se të vendosin ta shesin gjatë afatit kalimtar të janarit.

Hazard u transferua te Real Madridi në vitin 2019 për 115 milionë euro.