Sport

Spanja pa sulmuesin Moreno ndaj Kosovës

Sulmuesi më i mirë i edicionit të shkuar në Ligën e Evropës, Gerard Moreno, nuk do të jetë pjesë e Spanjës për ndeshjen kundër Kosovës në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Katari 2022”.

“Marca” ka raportuar të premten se Moreno është larguar nga grumbullimi me Spanjën për t’u kthyer te Villarreali për shkak të një problemi në muskulin e këmbës, që e pësoi në duelin ndaj Suedisë.

Spanja pësoi nga Suedia (2:1) të enjten mbrëma në kuadër të Grupit B kualifikues.

Bëhet e ditur se përzgjedhësi Luis Enrique nuk do ta zëvendësojë Morenon, i cili do t’i mungojë në dy ndeshjet e radhës.

Spanja luan kundër Kosovës më 8 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.