Sport

Leverkuseni nuk e shet Calhanoglun, s’dorëzohet Milani

Milani beson fuqishëm se është afër që të arrijë marrëveshje me mesfushorin e Bayer Leverkusenit, Hakan Calhanoglu.

Turku që është folur shumë se do të kalojë te “Rossonerët”, shihet se është lojtari më i pëlqyer nga Vincenzo Montella për rolin e tij në fushë, transmeton KTV.

Leverkuseni ka kërkuar 30 milionë euro për ta shitur yllin e skuadrës, ndërsa “Calciomercato.com” raporton se “Kuqezinjtë” u kanë ofruar atyre 22 milionë euro plus bonuse, për t’i siguruar shërbimet e mesfushorit 23-vjeçar, si dhe vet Calhanoglus i janë ofruar 2.5 milionë euro për sezon, por edhe numri 10 i fanellës.