Sport

Enzo Zidane transferohet te Deportivo Alaves

Descriptive Text

Deportivo Alaves e ka konfirmuar transferimin e mesfushorit të Real Madridit, Enzo Zidane, me kontratë trevjeçare.

22-vjeçari debutoi me ekipin e parë të Realit në Bernabeu edicionin që shkoi, duke e zëvendësuar Iscon në fitoren ndaj skuadrës Cultural Leonesa, në të cilën ndeshje shënoi nga një pozitë ballore, transmeton KTV.

“Deportivo Alaves e mirëpret Enzo Zidanen dhe i dëshiron fatin më të mirë për edicionin e ri”, thuhet në faqen zyrtare të Alavesit.

Enzo u paraqit në 78 ndeshje me ekipin Castilla, skuadra e dytë e Realit, dhe realizoi 7 gola e 15 asistime.