Sport

Nedim Bajrami do ta veshë fanellën e Shqipërisë, FSHF-ja triumfon në KAS

Mesfushori Nedim Bajrami është tashmë zyrtarisht pjesë e Përfaqësueses së Shqipërisë.

Federata Shqiptare e Futbollit prej disa muajsh kishte nisur procedurat për të bërë të mundur aktivizimin e Bajramit me Shqipërinë por pas refuzimit të parë nga organet ndërkombëtare, Drejtoria Juridike e FSHF-së iu drejtua Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit Sportiv (KAS) në Lozanë.

Pas përgatitjes së dosjes me të gjithë dokumentacionin e duhur, konsultimit me ekspertët më të mirë të drejtësisë dhe shumë orëve punë, FSHF-ja arriti të triumfojë në KAS duke siguruar shërbimet një lojtari që do ta ndihmojë shumë skuadrën kuqezi, siç u shpreh dje në konferencën për shtyp trajneri Edy Reja.

FSHF i ka uruar mirëseardhje dhe suksese yllit të Empolit, Nedim Bajramit.

Bajrami pritet t’i bashkohet Shqipërisë për tre ndeshjet e shtatorit, kundër Polonisë, Hungarisë dhe San Marinos.