Sport

Thaqi i Ballkanit thotë se me meritë fituan kundër Prishtinës

Mbrojtësi i Ballkanit, Armend Thaqi, ka thënë në “Sportin Total” të KTV-së se me plotë meritë e kanë mposhtur Prishtinën në kryeqytet.

“Ndeshje e vështirë ndaj kampiones. Ndeshjet janë të vështira në fillim të kampionatit. Fitore shumë e merituar me atë që treguam në fushë. Në ndeshjet e radhës do ta kapim ritmin edhe më mirë”, tha Thaqi.

Ballkani triumfoi me rezultatin 1:0 me golin që e shënoi Ermal Krasniqi.