Sport

Varane dhe Sancho startojnë për Manchester Unitedin

Manchester United do të kërkojë fitoren në udhëtim te Wolverhaptoni të dielën nga ora 17:30.

“Djajtë e Kuq” në këtë takim vijnë pas barazimit ndaj Southamptonit dhe synojnë të kthehen te fitorja.

Ndërsa Wolverhamptoni në dy takimet e luajtura deri më tani ka dy humbje.

Te “Djajtë e Kuq” do të debutojnë Raphael Varane dhe Jadon Sancho.

Kurse, Wolves në dy takimet e para ka pësuar humbje, andaj do mundet të këndellet.

Formacionet zyrtare:

Manchester United: De Gea, Maguire, Pogba, Greenwood, Fred, Fernandes, Varane, James, Shaw, Sancho, Wan-Bissaka.

Wolves: Sa, Kilman, Coady, Saiss, Semedo, Moutinho, Neves, Marcal, Trincao, Jimenez, Traore