Sport

West Hami mposht Milanin në garën për Vllasiqin

Descriptive Text

Milani pritet ta humb garën nga West ham United për transferimin e mesfushorit kroat të CSKA Moskës, Nikolla Vllasiq, ka shkruar “calciomercato.com”. “Rossonerët” ishin në bisedime për ta bindur futbollistin kroat t’i bashkohet këtë verë.

Madje, edhe vet kishte shprehur dëshirën për t’iu bashkuar skuadrës kuqezi, por të dyja klubet kurrë nuk arritën një marrëveshje rreth çmimit. Kërkesat e klubit rus pritet t’i plotësoj klubi anglez dhe Vllasiq është vendosur të transferohet në Londrën lindore.

Ai do t’i bashkohet West Hamit për 28 milionë euro plus bonuse. Janë detajet që kanë mbetur pa u finalizuar marrëveshja, ndërsa Milanit i mbetet të gjej një zëvendësues të Hakan Calhanoglut.