Sport

Dortmundi konfirmon qëndrimin e Haalandit edhe pas 31 gushtit

Drejtori i Borussia Dortmudnti, Michael Zorc ka thënë se nuk klubi nuk është i interesuar ta shesë Erlind Haalandin këtë verë.

Ai ka thënë për “Kicker” të dielën se pozicioni i klubit nuk do të ndryshojë gjatë këtij afati kalimtar. Reagimi i tij ka ardhur pas raportimeve se Paris Saint-Germain ka ofruar 200 milionë euro për sulmuesin 21-vjeçar të Norvegjisë.

“Supozoj se do të ballafaqohemi me thashetheme të egra për dy ditë të tjera. Pozicioni ynë është i qartë, nuk kam pse ta luaj papagallin gjatë gjithë kohës. Ne jemi një klub futbolli, jo një bankë”, ka thënë Zorc. Interesim për norvegjezin kanë shprehur edhe Real Madridi, Chelsea, Manchester United dhe Manchester City. Haaland me skuadrën gjermane ka kontratë deri në qershor të vitit 2024.