Sport

Etiopiania Yehualaw thyen rekordin e botës në gjysmë-maratonë

Descriptive Text

Atletja nga Etiopia, Yalemzerf Yehualaw, ka thyer rekordin e botës në gjysmë-maratonë në garën që u mbajt sot në Antrim Coast në Irlandën e Veriut.

Yehulaw 22-vjeçare ka vrapuar për 1:03.43 orë, duke përmirësuar për 19 sekonda rekordin e botës të vendosur nga keniania Ruth Chepngetich më herët këtë vit.

Etiopiani Jemal Yimer ka fituar garën në konkurrencë të meshkujve duke vendosur kohë 1:02.29 orë.