Sergio Rico i Sevillas raportohet se është cak i Liverpoolit dhe Evertonit.
23-vjeçari sezonin e kaluar realizoi 45 paraqitje për klubin spanjoll, por Cadena Cope raporton se klubet angleze janë joshur me performancat e gardianit të Sevillas.
Sipas këtij mediumi, Rico ka klauzolë lirimi prej 30 milionë eurosh dhe klubet nga Merseyside janë duke menduar të bëjnë ofertë për të.
Një ofertë nga Evertoni nuk pritet të ndodhë pasi klubi ka blerë Jordan Pickfordin nga Sunderlandi për 30 milionë funte. Edhe Liverpooli ka dy portierë, por ka pasur raportime për pozitën e numrit një në Anfield.
-
30 qershor 2017 15:19
-
Shpërndaje në: