Pas publikimit të listës për ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botëror “Katari 2022”, përzgjedhësi i Spanjës, Luis Enrique ka bërë të ditur se fokusi i tij është te përballja me Suedinë. Ndeshja e Grupit B kualifikues mes Suedisë dhe Spanjës, zhvillohet më 2 shtator.
Pas këtij dueli, Spanja do të përballet në shtëpi me Gjeorgjinë (5 shtator) dhe pastaj me Kosovën (8 shtator) në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. “Pas Kampionatit Evropian, fokusi ynë është të ndeshja me Suedinë”, ka thënë Enrique, i cili pastaj ka folur për formën dhe mungesën e disa lojtarëve. Spanja në ndeshjet e shtatorit do të jetë pa kapitenin Sergio Ramos, i cili është i lënduar. “Situata e tij është e njëjtë sikurse sezonin e shkuar. Për fat të keq, ai ende nuk ka qenë në gjendje ta zhvilloj asnjë ndeshje”, ka thënë Enrique.
-
26 gusht 2021 15:32
-
Shpërndaje në: