Sport

Publikohet lista e Spanjës për ndeshjen me Kosovën

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Spanjës, Luis Enrique ka publikuar listën e futbollistëve për ndeshjet e muajit të ardhshëm. Spanja do t’i luajë tri ndeshje në shtator në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katari 2022”. Më 2 shtator është mysafire e Suedisë, ndërsa tri ditë më vonë e pret Gjeorgjinë.

Ndeshjen e fundit të shtatorit, Spanja e luan në Prishtinë kundër Kosovës më 8 shtator, në kuadër të Grupit B kualifikues. Spanja është e para në grup me shtatë pikë të mbledhura pas tri ndeshjeve të luajtura, duke e lënë pas vetes Suedinë me gjashtë sosh.

Në vendin e tretë është Greqia me dy pikë, pastaj vjen Gjeorgjia me një pikë dhe Kosova që është e fundit pa asnjë pikë. Lista e Spanjës për ndeshjet e muajit shtator: Unai Simon, David De Gea, Robert Sanchez, Jordi Alba, Jose Gaya, Cesar Azpilicueta, Marcos Llorente, Eric Garcia, Aymeric Laporte, Inigo Matinez, Raul Albiol, Sergio Busquets, Rodri, Koke, Mikel Merino, Carlos Soler, Brais Mendez, Pablo Fornals, Pablo Sarabia, Ferran Torres, Adama Traore, Alvaro Morata, Gerard Moreno e Abel Ruiz.