Sport

Zyrtare, Atalanta transferon mbrojtësin e Chelseat

Descriptive Text

Davide Zappacosta i është bashkuar zyrtarisht Atalantas në një transferim të përhershëm nga Chelsea, duke u kthyer aty ku e nisi karrierën e tij.

Mbrojtësi i krahut bëri testet mjekësore të martën dhe përfundoi marrëveshjen prej 10 milionë eurosh, pasi “La Dea” mposhtën Fiorentinën, e cila ishte përgatitur për të nënshkruar me të në formë huazim me mundësi blerjes..

Ky është aventura e tretë e 29-vjeçarit me Atalantan, pasi ai doli nga akademia e të rinjve të kësaj skuadre dhe u largua në huazim në vitin 2011 drejt Avellinos, përcjellë KosovaPress.

Ai u kthye në edicionin 2014-15, duke bërë debutimin e tij në Serie A me tre gola në 30 ndeshje dhe pastaj u shi në Torino në vitin 2015.

Përvoja e tij në Chelsea nuk shkoi mirë pjesërisht nga dëmtimet duke shënuar dy gola në 52 ndeshje konkurruese për “Blutë” e Londrës.