Sport

Hendboll, edicioni nis me derbi

Edicioni 2021/22 i Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt), do të nis me derbin më të madh, ndërmjet Prishtinës dhe Besa Famgasit.

Shorti për sezonin e ri është tërhequr të martën në zyret e Federatës së Hendbollit të Kosovës (FHK) kurse xhiroja e parë do të luhet më 11 e 12 shtator. Prishtina e pret Besa Famgasin në Prishtinë. Besa është kampione në fuqi, derisa Prishtinën nënkampione.

Ndërkohë, në ndeshjet tjera, do të takohen: Trepça – Vëllaznimi, Zhegra – Llapi, Drenica – Kastrioti e Rahoveci – Deçani. Para ndeshjeve të seniorëve, do të luhen duelet e Ligës së Kadetëve. Në konkurrencën e femrave, sezoni nis më 18 shtator kurse Vushtrria mbrojtjen e titullit e nis në shtëpi kundër skuadrës së Shqiponjës. Në përballjet tjera të xhiros së parë, do të takohen: Samadrexha – Vjosa, Kastrioti – Vëllaznimi, Drita – Istogu, Prishtina – Jusuf Gërvalla dhe Ferizaj – Ulpiana.