Sport

Belotti drejt Interit

Sulmuesi i Italisë, Andrea Belotti pritet të transferohet te skuadra e Interit gjatë kësaj vere.

Bëhet e ditur se krerët e Interit janë në negociata me Torinon, ekip që për kartonin e Belottit po kërkon 20 milionë euro. Interi po insiston për Belottin, pasi ai po shihet si zgjidhje më e lirë se Joaquin Correa i Lazios dhe Duvan Zapata i Atalantas.

Sulmuesi 27-vjeçar do të largohet nga Torino pasi ka refuzuar rinovimin e kontratës që i skadon vitin tjetër. Këtë edicion, Belotti ka një gol në dy ndeshje për Torinon. Ai është pjesë e ekipit prej vitit 2015 kur iu bashkua nga Palermo.