Sport

Gladbachu interesohet për Muriqin

Pas Eintracht Frankfurtit edhe një ekip tjetër nga Bundesliga ka shprehur interesim për sulmuesin e Kosovës, Vedat Muriqin. Bëhet e ditur se është Borussia Moenchengladbachu që po synon transferimin e Muriqit gjatë kësaj vere.

E ardhmja e Muriqit te skuadra e Lazios mbetet e paqartë, pasi trajneri i ri, Maurizio Sarri ende nuk e ka marrë një vendim të prerë. Muriqi iu bashkua vitin e shkuar Lazios nga Fenerbahçe, por nuk bindi me paraqitjet e tij. Këtë sezon, ai u aktivizua vetëm tetë minuta në fitoren e Lazios 3:1 në udhëtim ndaj Empolit. Sulmuesi 27-vjeçar ka kontratë me Lazion deri në vitin 2025.