Sport

Prishtina iu kërkon falje tifozëve, premton punë më të madhe

Descriptive Text

Klubi i Prishtinës përmes një postimi në Facebook iu ka kërkuar falje tifozëve të saj për humbjen e thellë që pësoi ndaj Norrkopingut, ndërsa i ka falënderuar për përkrahjen e madhe.

Prishtina u mposht me rezultat 5-0 në debutimin e saj në Evropë, në udhëtim te skuadra suedeze, Norrkoping, transmeton Koha.net.

“FC Prishtina u kërkon falje të gjithë adhuruesve të saj për rezultatin e ndeshjes së sotme. Po ashtu, falënderim të jashtëzakonshëm tifozëve tanë të mrekullueshëm, për përkrahjen e pandalur gjatë tërë ndeshjes. Ju premtojmë, që do të punojmë që të përmirësohemi e sërish t’iu gëzojmë. Do të bëjmë përpjekje maksimale që nga ky rezultat të nxjerrim mësim e të dalim më të fortë. Na falni! Ju faleminderit për përkrahje. Jeni më të mirët”, thuhet në postimin e Prishtinës në Facebook.