Sport

Donnarumma pret të jetë numër një te PSG-ja

Descriptive Text

Gianuigi Donnarumma respekton Keylor Navasin, por ngul këmbëse ai iu bashkua Paris Saint-Germainit për të luajtur rregullisht. Reprezentuesi i Italisë te PSG-ja u transferua falas këtë verë nga Milani. Por, ai ishte në stol në ndeshjen e parë të PSG-së kundër Brestit fundjavë ne shkuar.

“Dua të bëhem një nga portierët më të mirë në botë. Unë erdha në Paris për të luajtur. PSG-ja më kërkoi dhe më donte. Dhe unë doja PSG-në. Konkurrenca nuk më tremb. Navas është një portier i madh, por unë jam këtu për të luajtur. Konkurrenca është e mirë dhe mund të na ndihmojë të përmirësohemi. Kam ardhur për të luajtur kështu që do ta jap më të mirën për të qenë titulluar. Unë i gatshëm të luaj. Nuk do të ketë probleme, sepse Navas është një person i mrekullueshëm. Ne jemi miq dhe nuk ka probleme, por konkurrenca është normale në klube të mëdha”, ka thënë Donnarumma për “Canal+”. 22-vjeçari me PSG-në ka nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2026.