Sport

Autoritetet e Nices hapin një hetim për ndeshjen e ndërprerë të Ligue 1

Autoritetet në Nice kanë hapur një hetim mbi incidentet që shkaktuan ndërprerjen e ndeshjes të së dielës në Ligue 1 ndërmjet Nices dhe Marseilles, ka thënë të hënën zyra e prokurorit lokal.

“Një hetim është duke u zhvilluar, por askush nuk është marrë në paraburgim në këtë fazë”, tha zyra e prokurorit. Ndeshja e së dielës u ndërpere pasi tifozët vendas pushtuan fushën në minutën e 75-të, me skuadrën e tyre që ishte në epërsi 1:0 dhe u zemëruan ndaj lojtarit kundërshtar Dimitri Payet, i cili kishte hedhur një shishe në turmë, me të cilin e kishin goditur. Një kordon sigurie drejtuesish, të veshur me jelekë të verdhë, u përpoqën të frenonin pushtimin e fushës para se të shpërthente një përleshje midis lojtarëve të dy skuadrave, mbështetësve dhe stafit. Arbitri më pas i çoi të dyja skuadrat në zhveshtore për siguri.

Pak minuta pas ndëprerjes, Nice tha se ishte e gatshme për ta rifilluar ndeshjen, por Marseille refuzoi. Pas kësaj, arbitri kryesor mori vendim për ta ndërprerë ndeshjen që i takoi xhiros së tretë të kampionatit francez.

“Vendimi u mor nga autoritetet për të vazhduar ndeshjen, por Marseille nuk dëshironte”, tha presidenti i Nices, Jean-Pierre Rivere. Marseille refuzoi të kthehej në fushë, me zyrtarët e klubit duke pretenduar se siguria e lojtarëve të tyre nuk mund të garantohej. “Lojtarët tanë u sulmuan”, tha presidenti i Marseille, Pablo Longoria. “Liga donte që ndeshja të rifillonte. Ne vendosëm që për shkak të sigurisë të lojtarëve tanë, të cilët u sulmuan gjatë pushtimit të fushës, të mos rifillojë ndeshje sepse siguria e lojtarëve tanë nuk ishte e garantuar. Gjyqtari ishte me ne, ai i konfirmoi trajnerit tonë, Jorge Sampaoli dhe mua se siguria nuk ishte e garantuar dhe vendosi të ndërpresë lojën”.

 

France. 22.08.2021 Crazy scenes in the match between Nice and Marseille. Marseille player Dimitri Payet had a bottle thrown at him whilst going to take a corner. He threw the bottle back at Nice fans, causing a big fight on the pitch. The match was suspended.

Posted by Hooligans TV on Monday, August 23, 2021